Irani sinjalizon gatishmëri për bisedime bërthamore me SHBA-në, por përjashton negociatat për raketat

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka sinjalizuar gatishmëri për rinisjen e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, por ka vendosur qartë vija të kuqe lidhur me programin raketor të Teheranit.

Duke folur më 30 janar në Stamboll, Araqchi ka deklaruar se Irani do të ishte i hapur për rifillimin e dialogut me Uashingtonin, për aq kohë sa negociatat zhvillohen në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”. Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, ai ka theksuar se Teherani është i gatshëm të ndërmarrë masa për ndërtimin e besimit lidhur me programin bërthamor, por ka nënvizuar se kapacitetet ushtarake të vendit nuk janë objekt diskutimi.

“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave”, ka deklaruar Araqchi, duke shtuar se aktualisht nuk ka plane konkrete për negociata mes Iranit dhe SHBA-së.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur aktiviteti diplomatik në rajon është intensifikuar, në përpjekje për të parandaluar një përballje të drejtpërdrejtë mes dy vendeve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë të ditur presidentit iranian, Masud Pezeshkian, se Ankaraja është e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësueses mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Sipas Presidencës turke, Turqia është e gatshme të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe në adresimin e çështjeve ekzistuese. Nga ana tjetër, Presidenca iraniane ka cituar Pezeshkianin të ketë thënë se çdo raund negociatash do të varet nga braktisja e asaj që ai e ka quajtur “veprime kërcënuese në rajon”.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se qëndrimi i Teheranit nuk përbën një ndryshim thelbësor politikash. Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka deklaruar se pozicioni negociues i Iranit ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi i vitit 2025, pavarësisht presionit në rritje.

“Republika Islamike as nuk di dhe as nuk është e gatshme të mësojë se çfarë qasje të ketë ndaj [presidentit amerikan] Donald Trump”, ka thënë Vaez për Radio Evropa e Lirë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika