39 të arrestuar në aksionin kundër ish-zyrtarëve të BKS-së, dëmi mbi 1 milion euro

Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka nisur një operacion i gjerë policor në gjithë territorin e Kosovës, i cili ka targetuar ish-zyrtarët e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, gjatë një konference për media tha se vendimi për aksionin ka ardhur pas veprimeve hetimore të shumta dhe përfshin 47 persona dhe një person juridik.

Sipas tij, ashtu siç ka raportuar Dukagjini, cak i hetimeve si dhe tashmë të arrestuar janë ish-drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, dhe ish-drejtori i departamentit financiar të BKS-së, Valon Berisha, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimet e tyre për të përfituar përmes transaksioneve të ndryshme dhe kanë shkaktuar dëm të madh financiar për BKS-në. Dëmi i vlerësuar kap shumën prej 1.043.248 euro.

“Cak i hetimeve janë ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ish-drejtori i departamentit financiar te BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që iu kanë besuar nga BKS iu kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes që të bartin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përftime të mëdha për vetën dhe kanë shkaktuar dëm të madh BSK dhe kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka theksuar se gjatë hetimeve janë siguruar 166 transaksione të dyshimta, përfshirë 25 transaksione që lidhen me 12 persona, 141 transaksione të tjera me vlera nga 6.800 deri në 68.000 euro për persona të ndryshëm.

Aksioni ka targetuar 46 persona, ndërsa deri më tani janë arrestuar 39 si dhe prokuroria ka lëshuar vendim për ndalim ndaj tyre. Shtatë persona rezultojnë jashtë Kosovës, por hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.

Gjatë aksionit janë sekuestruar, 23.700 euro para kesh, ari, aksesorë, orë dore, armë dhe pajisje elektronike të ndryshme, dhe janë bllokuar rreth 1.3 milion euro në bashkëpunim me njësitë e inteligjencës financiare.

“Të pandehurit në vazhdimësi, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, pa dokumentacion mbështetës, me dokumente të falsifikuara, me transaksione fiktive, të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm material në shumën prej një milion e dyzetë e tre mijë e dyqind e dyzetë e tetë (1.043,248) euro. Me këto veprime ekziston dyshimi i arsyeshëm në kryerje të veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284, veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 si dhe veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” në ndihmë nga neni 330 të KPRK-së”.

Fatmir Karaliti nga Policia e Kosovës tha se rreth 400 zyrtarë policorë ishin të angazhuar, dhe megjithë kushtet e vështira atmosferike, operacioni ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika