4 raste të reja me COVID-19

23 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 4 raste pozitive, dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje

Foto ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 77 testime në total, kanë rezultuar 4 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 2 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast vdekje.

Raste aktive mbeten 23 persona ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 10 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 370 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 759 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 244 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 797 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika