40 ditë paraburgim për Gëzim Çelajn, dyshohet për trafikim me narkotikë e armë luftarake

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 40 ditë paraburgim për Gëzim Çelajn, njohur si "Baroni i drogës", pas arrestimit të tij në një fshat të Ferizajt. Çelaj kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, në bazë të një kërkese nga Shqipëria për akuzat e trafikimit të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gëzim Çelajt, i njohur si “Baroni i drogës” 40 ditë paraburgim pasi një ditë më parë u arrestua në një fshat të Ferizajt.

I njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar udhe arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datave 8 gusht 2014 dhe 1 mars 2022 të shtetit të Shqipërisë për shkak të veprave penale trafikimi me narkotik nga neni 283 a/2 dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit nga neni 278/4 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (KPRSH) dhe Italisë, ngase i njëjti është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vite e nëntë (9) muaj e njëzet e nëntë (29) ditë, për veprat penale të trafikimit me narkotikë”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, Policia të premten kishte njoftuar se e ka arrestuar G.Ç, shtetas i Shqipërisë, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi i tij ka ndodhur në një fshat të Ferizajt.

“Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, sot më 08.12.2023, në një fshat në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy vajza shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova./ BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika