400 Policë në aksion -Avokati Qelaj: Klienti im dyshohet për keqpërdorim besimi, por është i pafajshëm

Avokati Miftar Qelaj, njëherësh mbrojtës i të arrestuarit Duraj gjatë aksionit të madh policor në lidhje me rastin e BSPK, ka deklaruar se klienti i tij dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i besimit, dhënia e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre penale”.

Qelaj ka bërë të ditur se klienti i tij është njëri nga dhjetëra personat e arrestuar gjatë ditës së sotme.

Ai tutje ka theksuar se, sipas tij, ka persona të përfshirë në këtë rast që janë të pafajshëm, përfshirë edhe klientin e tij

“E them me bindje të plotë, për shkak se siç keni mundur ta vëreni, aty ka persona që janë zinxhir familjar, që janë arrestuar. Kjo ka ardhur si rezultat, siç është rasti i klientit tim, që u ka besuar personave të caktuar, me të cilët ka pasur lidhje shoqërore dhe familjare të ngushta, dhe ka pranuar që llogaria e tij bankare të shfrytëzohet nga këta persona, duke menduar se nuk po bënte diçka të keqe”, ka thënë Qelaj.

Sipas tij, veprimet e klientit të tij nuk kanë pasur asnjë qëllim të keq dhe as përfitim financiar.

“Pa asnjë qëllim dhe pa asnjë përfitim financiar. Thjesht nga mendjelehtësia apo lajthimi që e kanë vënë personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë rast dhe që janë si të dyshuar e të arrestuar”, ka deklaruar ai.

Avokati Qelaj ka thënë se në xhirollogarin e klientit të tij janë derdhur një shumë e konsideruar parashë.

”Tek klienti im janë kryer dy transfere, shuma që është derdhur në xhirollogarinë e tij është 11 mijë euro”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika