42 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të hënën e 29 gushtit nga 251 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të hënën ka informuar se nga 251 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 224 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 503.

Nuk raportohet për asnjë të vdekur nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë qytetarë të vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë, ka rekomanduar qytetarëve të vazhdojnë vaksinimin kundër COVID-19, me dozën e rradhës.

Kjo vaksinë u ofron fëmijëve, qytetarëve, mbrojtjen më të mirë kundër COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, doza përforcuese ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika