Emisari i BE-së diskuton në Berlin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me sekretarin e shtetit Gaza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Sorensen, ka diskutuar për mënyrat se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë është mirë të jem në Berlin. Takime shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Gunter Sautter. Ne diskutuam se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit për mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e BE-së”, ka shkruar Sorensen në X.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika