5 raste të reja me COVID-19

21 persona janë aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 5 raste pozitive, dhe nuk është shënuar asnjë vdekje

Ilustrim





Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 87 testime në total, kanë rezultuar 5 raste pozitive me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 4 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 21 persona ndërsa gjatë 24 orëve janë vaksinuar 10 persona.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 367 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 754 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 243 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 797 të tjerë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe ka shtuar se vaksinimi, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.





Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika