50 vjet karrierë në muzikën popullore, Hajrulla Çeku takohet me Shkurte Fejzën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme është takuar me artisten e njohur shqiptare, Shkurte Fejza

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ditën e sotme është takuar me artisten e njohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ai shkroi se në vitin që vjen, pra, viti 2024, Fejza mbush gjysmë shekulli karrierë në muzikën popullore.

Gjithashtu, shtoi se kanë diskutuar për bashkëpunim në mënyrë që ta shënojnë sa më dinjitetshëm 50-vjetorin e karrierës së saj.

“E madhja e skenës muzikore shqiptare, Shkurte Fejza, vitin që vjen mbush 50 vjet karrierë e kontribut në muzikën popullore. Pata nderin e veçantë ta takoj në zyrën time ku diskutuam për bashkëpunimin që na pret për ta shënuar sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli veprimtari muzikore dhe atdhetare.I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike”, shkroi Çeku.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika