6 raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të dhunës familjare në komuna të ndryshme të Kosovës

Ilustrim

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në të gjithë territorin e Kosovës janë raportuar 6 raste të dhunës familjare.

Tri raste kanë ndodhur në komunë e Prizrenit është bërë të ditur nëpërmjet raportit të policisë.

“Prizren, 10.12.2022, 09:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Prizren, 10.12.2022-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 10.12.2022-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është  kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti ),duke u kërcënuar me jetë dhe duke ushtruar dhunë fizike. I dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit  kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon viktima dhe një punëtore në atë kompani. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës, duke vazhduar me dy raste tjera në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

“Prishtinë 10.12.2022, 01:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar djali i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar.

Prishtinë 10.12.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”

Rasti tjetër është raportuar në komunën e Mlishevës.

“Malishevë, 10.12.2022-16:40.Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika