67 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të premten e 2 shtatorit prej 486 testimeve, 67 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të premten e dy shtatorit ka informuar se nga 486 testime, 67 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë vdekje nga pandemia.

Në raport thuhet se janë shëruar 203 qytetarë.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 885.

Kurse sa i përket të vaksinave, thuhet se 17 persona janë vaksionuar.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 597 doza të vaksinës.

Raporti mbi situaten pandemike në24 orët e fundit në Republikën e Kosovës

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 147 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 525 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 010 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 723 të tjerë, dhe kështu duke e kapur numrin prej 1.835.597 të dozave të administruara.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika