“72 orëshi” i Vuçiqit konsiderohet kërcënim koti në Kosovë

Kërcënimi i Aleksandër Vuçiq, që brenda 72 do të marrë masa ndaj Kosovës për veprimet në veri, konsiderohet jo serioz nga analistët politik dhe njohësit e sigurisë në vend, ndërkaq Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes tha se kërcënimi i fundit nga presidenti Vuçiq nuk është diçka e re.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

“Do të përgjigjemi seriozisht brenda 72 orësh”, ishte deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ditën e djeshme, menjëherë pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak.

Përgjigjen, Vuqiç e lidhi me veprimet e institucioneve të Kosovës në veri të cilat i konsideroi “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës.

Këto deklarata të tij, i komentoi edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kërcënimi i fundit nga presidenti Vuçiq nuk është diçka e re. Serbia në vazhdimësi ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Normalisht këto na bëjnë që të rrisim vigjilencën të jemi më të përgatitur por asnjëherë që të jemi të frikësuar”, ka deklaruar Maqedonci.

Edhe njohës të çështjeve të sigurisë por edhe atyre politike, nuk i japin shumë peshë fjalëve të Vuçiqit.

“Deklaratat e presidentit serb, janë në vazhdën e deklaratave të tij kërcënuese, pra vetëm dy muaj ka kërcënuar  se vetëm presin momentin për të hyrë në Kosovë, është vetëm në vazhdën e kërcënimeve në drejtim të Kosovës”, ka thënë Avni Islami, Njohës i çështjeve të sigurisë.

“Nëse flasim në aspektin ushtarak Serbia e di se e ka të pamundur me ardhë në drejtim të Kosovës, nëse flasim në aspektin ekonomik, shkëmbimet tregatare i kemi minimale me Serbinë, dhe nëse i mbyllë kufijtë shkel një marrëveshje për lëvizje të lirë, ma shumë e shoh si propagandë”, ka deklaruar Fidan Ukaj, analist politik.

Vuçiq, doli të martën në një konferencë për media, pas takimit që pati me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e edhe ambasdadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika