77 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima, flet kreu i OKB-së

Rreth 140 mijë njerëz vdiqën kur Hiroshima u bombardua nga Shtetet e Bashkuara, më 6 gusht të vitit 1945. Perandori i atëhershëm i Japonisë kishte deklaruar dorëzimin e vendit. Në 77-vjetorin e bombardimeve, kryeministri japonez, Kishida i bërë thirrje njerëzimit të mos përsëritë tragjedinë e përdorimit të armëve bërthamore

“Njerëzimi po luan me një armë të mbushur, ndërsa krizat me potencial për katastrofë bërthamore po shtohen në mbarë botën”.

Kështu ka thënë kreu i OKB-së, Antonio Guterres në Hiroshima, në shënimin e 77-vjetorit të sulmit të parë me bombë atomike, të shtunën.

Në këtë datë përkujtimore, Guterres paralajmëroi për rrezikun e paraqitur nga krizat në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Gadishullin Korean, gjersa përshkroi tmerret e duruara nga qyteti japonez.

“Dhjetëra mijëra njerëz u vranë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gra, fëmijë dhe burra u dogjën në një zjarr djallëzor,” tha ai, gjersa theksoi se as të mbijetuarit nuk arritën t’i shpëtojnë kësaj ngjarjeje pa probleme të rënda shëndetësore.

Rreth 140 mijë njerëz vdiqën, kur Hiroshima u bombardua nga Shtetet e Bashkuara më 6 gusht të vitit 1945, një numër që përfshin edhe ata që humbën jetën pas shpërthimit nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

“Njerëzimi është duke luajtur me një armë të mbushur”, ka thënë Guterres.

Njerëzit mbajnë një moment heshtjeje gjatë një ceremonie vjetore përkujtimore në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima të shtunën, në 77-vjetorin e bombardimit atomik të qytetit. | KYODO

Guterres u bë shefi i parë i OKB-së që mori pjesë në ceremoninë vjetore në Parkun Memorial të Paqes afër terrenit zero, qëkur paraardhësi i tij, Ban Ki-moon, e bëri këtë në 2010.

Kryeministri Fumio Kishida, i cili përfaqëson një zonë zgjedhore në Hiroshima, i bërë thirrje njerëzimit të mos përsëritë tragjedinë e përdorimit të armëve bërthamore, duke u zotuar se Japonia do të punonte për të lidhur “realitetin” e një mjedisi të përkeqësuar të sigurisë dhe “idealin” e një bote pa armë nukleare, transmeton “The Japan Times“.

Ndërsa Hiroshima do të presë takimin e nivelit të lartë të Grupit të Shtatë Vendeve majin e ardhshëm, Kishida tha se ai dhe udhëheqësit e tjerë do të zotohen përpara një monumenti që simbolizon paqen për të punuar së bashku për të mbrojtur vlerat universale.

Kryeministri Fumio Kishida përkulet ndërsa vendos një kurorë me lule gjatë ceremonisë vjetore përkujtimore në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima të shtunën, në 77-vjetorin e bombardimit atomik të qytetit. | AFP-JIJI

Një moment heshtjeje u mbajt në orën 8:15 të mëngjesit, pikërisht në momentin kur një bombë me uranium ishte hedhur nga një bombardues amerikan mbi qytet, më 6 gusht 1945, duke vrarë rreth 140 mijë njerëz deri në fund të vitit.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga 99 vende rekord dhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa Rusia dhe Bjellorusia, e cila po ndihmon Moskën në luftën në Ukrainë, nuk u ftuan.

Ceremonia e këtij viti ishte në një shkallë më të madhe se ajo e vitit të kaluar, pasi kufizimet për të frenuar përhapjen e COVID-19 janë lehtësuar në mbarë vendin, megjithëse ende e reduktuar nga ana e të pranishmëve.

Tri ditë pasi bomba me nofkën “Djali i vogël” shkatërroi Hiroshimën, një bombë e dytë atomike u hodh në Nagasaki. Më pas, kjo u pasua nga dorëzimi i Japonisë ndaj forcave aleate gjashtë ditë më vonë, duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Numri i kombinuar i të mbijetuarve të njohur zyrtarisht nga dy sulmet bërthamore, të njohur si “hibakusha”, ishte 118,935 që nga marsi, 8,820 më pak nga një vit më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Hiroshima do të presë një takim të nivelit të lartë të Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara majin e ardhshëm dhe Japonia synon të dërgojë një mesazh paqeje pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara mbeten i vetmi vend që ka përdorur ndonjëherë armë bërthamore në konflikt. Por, rreth 13,000 të tilla tani mbahen në arsenale shtetërore në mbarë botën, tha shefi i OKB-së.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika