8 Marsi, Konjufca: Nga ngritja e pozitës së gruas fitojnë të gjithë, pabarazia është kundërshoqërore

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se nga ngritja e gruas në pozitë fitojnë të gjithë dhe se sipas tij, pabarazia, si padrejtësi, është kundërshoqërore, kundërpolitike dhe kundërekonomike

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, ka thënë se janë angazhuar për të marrë masa në drejtim të luftimit të pabarazisë gjinore.

Konjufca ka thënë se arritjet janë të numërueshme, dhe se sipas tij, siç është tepër evidente se edhe më shumë mbetet për t’u bërë, duke shtuar se më shqetësuesja nga të gjitha ngelet dhuna në familje që, pavarësisht masave ligjore dhe institucionale, vazhdon të jetë e lartë.

“Pabarazia gjinore shpërfaqet në sferën shoqërore, politike dhe ekonomike, e mirëmbajtur edhe nga gjuha që e normalizon atë. Sa më shumë e reflektojmë dhe e shprehim në kritikë kur e evidentojmë këtë pabarazi, aq më shumë zgjerohet mundësia e emancipimit, si përparim diskursi shoqëror dhe kornize ligjore, si kapërcim në ndërveprimin socio-kulturor dhe ushtrimin institucional”, ka shkruar Konjuca.

Kryeparlamentari është shprehur se kur themi grua, kemi prekur gjysmën e popullsisë së një vendi, por edhe të gjithë botës.

“Në këtë kuptim, përveç se e drejtë, ngritja e pozitës së gruas është diçka prej të cilës fitojnë të gjithë, sepse angazhimi i plotë i shoqërisë përbën një rendiment maksimal të gjithanshëm. Ndërsa pabarazia, si padrejtësi, është edhe kundërshoqërore, kundërpolitike dhe kundërekonomike”, ka thënë Konjufca.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika