8 persona të pranuar në Spitalin e Pejës nga djegia e objektit të ELKOS-it

8 persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pas djegies së objektit  të ELKOS-it, të shtunën.

Me anë të një njoftimi, spitali në fjalë ka treguar se pacientët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegja e objektit në Pejë! Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

Pronari i qendrës tregtare “ELKOS”, Ramiz Kelmendi, ka folur pas zjarrit të qendrës së ELKOS-it në Pejë.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Kelmendi ka thënë se nuk është në dijeni për numrin e të lënduarëve dhe dëmin e shkaktuar nga zjarri.

“Të lënduar nuk ka sa e di unë…sa për dëmin, nuk mund të them asgjë me siguri derisa të përfundon”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, RTV Dukagjini sjell pamje direkt nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika