8 vjet nga vrasja e Donjeta Pajazitajt, familjarët kanë humbur besimin në drejtësi

Janë bërë 8 vjet që nga vrasja e Donjeta Pajazitajt nga komuna e Deçanit. Por vrasja e saj, mbetet pa autorë, ndërkohë familjarë të saj, kanë thënë se u janë zbehur shpresat se do të ketë epilog përfundimtar ky rast, megjithëse janë në pritje të përgjigje nga Gjykata Kushtetuese

 Në këto Bjeshkë të Strellcit, të komunës së Deçanit dyshohet se qëndroi për rreth 6 javë trupi i Donjeta Pajazitajt, gjatë fundvitit të 2015.

Pas 6 javësh, trupi i 24 vjeçares së vrarë ishte gjetur.

8 vite më vonë, ende nuk dihet se si kishte ndodhur rasti, dhe më e rëndësishmja, kush ishte autori i vrasjes.

Familja e Donjeta Pajazitajt, thotë se ndonëse është zbehur shpresa se ky rast do marr epilog, shtojnë se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vëllait të saj këto vite kanë qenë shumë të vështira për të, e sidomos për prindërit e Donjetës.

“Po shpresoj që ka me pasë drejtësi, edhe pse shpresat dhe besimi në drejtësinë e Kosovës, nga ne si familje është i humbur, kemi dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, po shpresojmë që kjo gjykatë ka me vlerësu në mënyrë sa më të drejtë, faktet dhe provat e mbledhura nga prokuroria dhe hetuesit, shpresa është shumë e vogël.”, tha Shkelqim Pajazitaj – Vellau i Donjeta Pajazitajt.

Për vrasjen e Donjetës, për më shumë se 7 vite qëndroi në burg, e 3 herë u dënua me burgim të përjetshëm kushëriri i saj Naser Pajazitaj, për tu liruar së fundmi nga Gjykata Supreme në mungesë provash.

Mbrojtja e tij, përmendin vështirësitë që do të ketë prokuroria në zbulimin e autorëve të vërtetë, duke përmendur këtu kohën e kaluar nga vrasja, derisa thonë se presin drejtësi për rastin.

“Presim që të ketë drejtësi, është punë e organeve të drejtësisë, përkatësisht prokurorisë që të zhvillojë hetimet lidhur me këtë rast dhe e kam thënë edhe më herët dhe e ripërsëris prap që për ne si mbrojtje lirimi i Naserit nuk është i plotë përderisa vrasësit e vërtetë të Donjetës të gjinden dhe të vihen para drejtësisë…Kanë humbur kohë dhe pistat e tjera dhe provat e tjera kanë mundur që të zhduken të vjetërsohen, të asgjësohen dhe e kam thënë që prokuroria ka humbur kohë për 7 vite e gjysmë.”, tha Ahmet Tahiri – Avokat i Naser Pajazitajt.

Nga Prokuroria Themelore e Pejës, e cila është duke e hetuar këtë rast, nuk janë përgjigjur për këtë.

Bazuar në aktakuzën, e Prokurorisë së Kosovës, thuhej se më 9 nëntor të 2015 derisa Donjeta 24-vjeçare po shkonte atë ditë në punë, e njëjta ishte marrë dhe ishte dërguar tek vendi i quajtur “Kroi i lajthisë” në bjeshkët e Strellcit, ku ishte vrarë me dy plumba në kokë, për t’u gjetur trupi i saj gati gjashtë javë më vonë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika