Shurupi natyral me katër përbërës që shëron kollën

Ditët e ftohta po afrohen dhe kolla është normal të përhapet te njerëzit, për tu mbrojtur nga kolla mund të ndihmoni vetën përmes këtij shurupi që ju nevojiten vetëm katër përbërës





Kolla, veçanërisht kolla e thatë është shqetësuese dhe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin.

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.

Si të largoni kollën në mënyrë natyrale

Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete

3 limonë

3-4 cm xhenxhefil në copa

2-3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja

Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser.

Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë.

Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

Vlerat e Përbërësve Të Pijes Kundër Kollës Së Thatë

Xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës, që  qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

Kolla nga e ftohura ose bronhiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika