13 të arrestuar dhe mbi 55 mijë euro të konfiskuara nga operacioni i koduar me emrin “TOTO”

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gatshme, armë, municion, vetura, telefona mobilë





Policia e Kosovës, të mërkurën e pesë tetorit përmes një operacioni të gjerë të koduar me emrin “TOTO”, në disa rajone të vendit i ka arrestuar disa persona, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale të fajdes, detyrimit, organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione, dhe si rezultat janë arrestuar 13 të dyshuar.

“Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lart”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gatshme, armë, municion, vetura, telefona mobilë e të tjera.

“Janë sekuestruar para të gatshme 55 mijë e 388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lekë, 100 dollarë 1320 dinarë serbë, dy armë zjarri, 39 copë fishekë, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura”, thuhet në njoftim.

Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestohen disa persona për fajde e skema piramidale, një nga të arrestuarit është zyrtar policor





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika