Murati: Opozita qëndroi prapa organizimeve të grevave për të sabotuar shtetin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në lidhje me grevat e mësimdhënësve ka thënë se fakti i parë që u shpërfaq ishte se partitë opozitare qëndronin prapa organizimit të këtyre grevave për të sabotuar punën e shtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se përkundër kostos së lartë që kanë paguar nxënësit, mësuesit dhe prindërit, fakti i parë që u shpërfaq në këto greva ishte se kush qëndroi prapa këtij organizimi për të sabotuar punën e shtetit, e që sipas tij ishte PDK, pasi menjëherë kishte dorëzuar kallëzim penal.

Ai ndër të tjera ka thënë se u shpërfaq fakti se mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur është nisur greva dhe as kur janë dhënë ofertat e qeverisë.

Sipas tij, e vetmja herë kur ata janë pyetur ka qenë “kur janë pyetur për të dalë nga greva dhe është votuar me shumicë”.

Murati ka shtuar se SBAShK-u i ka shtyrë mësimdhënësit në grevë, por nuk u qëndroi prapa për kompensim.

“3.2 milionë euro në pesë vitet e fundit kanë mbledhur në fonde, ndërsa SBAShK-u u thoshte shkoni te qeveria”.

Ai ka theksuar sërish se komunat duhet t’i konfirmojnë listat që janë në përputhje me ligjin, përndryshe nuk mund të ekzekutohet pagesa.

Sipas Muratit, këto lloj sabotime e shantazhe në kuadër të grevave nuk i ndihmojnë askujt, sepse siç thotë ai “humbës të betejës janë të gjithë”.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika