Zelenskyy flet me Bidenin për mbrojtjen kundërajrore

Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka komentuar sulmet e ditës së hënë nga forcat ruse, sulme të cilësuara si ato më të intensifikuarat që nga fillimi i luftës. Krahas kësaj, ai ka treguar se ka biseduar me presidentin Biden, lidhur me mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës

Mbrojtja kundërajrore ishte pika kyçe e diskutimit të Presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti ukrainas, përmes një postimi në Twitter.

“Bisedë produktive me @POTUS (Llogaria e Twitter-it të Biden). Mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes. Ne kemi nevojë gjithashtu për udhëheqjen e SHBA-së me qëndrimin e ashpër të G7 dhe me mbështetjen për rezolutën tonë të GA të OKB-së”, ka shkruar Zelenskyy.

Në një video drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve, Zelenskyy ka komentuar sulmet e ditës së hënë nga forcat ruse, sulme të cilësuara si ato më të intensifikuarat që nga fillimi i luftës.

Zelenskyy tha se forcat ruse kanë si synim dy objektiva, objektet energjetike në të gjithë vendin, dhe njerëzit.

Ai paralajmëroi se mund të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por sipas tij, kurrë nuk do të ketë ndërprerje të besimit në fitore.

Zelenskyy: Terroristët rusë kanë dy objektiva në Ukrainë, objektet energjetike dhe njerëzit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika