“Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e BE-në ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën”

Liria e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, është konfirmuar se më 13 tetor do të jetë temë në grupin punese të Këshillit Të Ministrave të Bashkimit Evropian, kështu ka njoftuar Qeveria e Çekisë

 





Më 13 tetor të vitit 2022, është konfirmuar që do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian nga Qeveria e Çekisë, e cila ka edhe presidencën e Bashkimit Evropian.

“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën  e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues, që  mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën,  do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë, për RTK-në.

Diskutimit nesër për temën e liberalizmit të vizave për Kosovën, i ka paraprirë sot publikimi i Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, ku vetë Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Pakos së Zgjerimit, ka ritheksuar dhe rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë mundësinë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë që nuk kanë lirinë e lëvizjes në Bashkimin Evropian(BE).

Vendimet e shteteve janë sovrane dhe për t’u hequr vizat për Kosovën duhet që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të votojnë pro, sepse vendimet merren në mënyrë unanime.

 





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika