Guvernatori Mehmeti pritet në takim zyrtar në Bordin e Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së

Përgjatë këtij takimi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Guvernatoren Cook lidhur me rolin e BQK-së si dhe licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë

Guvernatori Mehmeti dhe Guvernatorja Lisa DeNell Cook

Guvernatori Mehmeti është pritur në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook duke shënuar vizitën e parë të një Guvernatori të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.

Guvernatori Mehmeti është pritur në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook , në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.

Për takimin e së shtunës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Guvernatoren Cook lidhur me rolin e BQK-së si dhe licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë.

Krahas kësaj, Guvernatorja Cook u informua për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve duke filluar nga themelimi i BQK-së e deri tek institucionet amerikane.

Në kuadër të kësaj, Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që SHBA-të kanë dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë. Guvernatorja COOK u informua më tutje për performancën e sistemit financiar në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti dhe Guvernatorja Lisa DeNell Cook

Njëherit, Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe parashikimet e BQK-së për ekonominë e vendit përgjatë viteve të ardhshme.

Përveç kësaj, në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm me Rezervën Federale si dhe mundësinë e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në mes dy institucioneve.

Ftesa për të vizituar Kosovën nuk u kursye nga Guvernatori Mehmeti, ftesë kjo e mirëpritur nga Guvernatorja Cook.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika