Këshilli i Prindërve: Politikëbërja e ka parakusht diskutimin mes të gjitha palëve

Rreth zëvëndësimit të orëve gjatë të shtunave ka reaguar përsëri Këshilli i Prindërve, duke thënë se janë disa shtete me organizim të lartë institucional, të cilat po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim

Ilustrim





Këshilli i Prindërve ka reaguar përsëri për zëvëndësimin e orëve gjatë të shtunave. Në këtë reagim thuhet se janë disa shtete me organizim të lartë institucional e intelektual, të cilat po e legjitimojnë javën me katër ditë punë e tri ditë pushim.

“Belgjika, Islanda, Irlanda, Zelanda e Re, Japonia, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njihen deri tani si të tilla. Shumë shtete të tjera, por edhe ndërmarrje private, pritet ta përqafojnë së shpejti këtë ndryshim. Arsyeja kryesore: moslodhja e mosmërzitja, por kreativiteti e mirëqenia psikofizike e të punësuarve”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Tutje, thuhet se “politkëbërësit e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësimin, janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit, por edhe mësimdhënësit”.

Mes tjerash, Këshilli i Prindërve thekson se vazhdon të këshillojë se politikëbërja e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterrues nga të gjitha palët për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe të gjithë sistemin edukativ e arsimor.

“Pa dakordësi e pajtueshmëri të argumentuar, ne do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta, me efekte shumanshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse, se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria”.

Pos tjerash, në reagimin e Këshillit të Prindërve, theksohet se vizioni progresist i arsimit e pranon arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika