Katari njofton se mbi 1.5 milion persona kanë aplikuar për leje për Kupën e Botës

Kupa e Botës do të thotë miliona njerëz në pritje për të parë ndeshjet nga vendi I ngjarjes, pra nga stadioni. Kështu po ndodh me shtetit e Katarit që do të jetë nikoqir i Kupës së Botës 2022, ku mbi 1,5 milion njerëz kanë aplikuar deri më tani për të marrë leje për të qëndruar në këtë vend

Ilustrim

Shteti i Katarit ka bërë të ditur të dielën se më shumë se 1.5 milion njerëz kanë aplikuar për lejen e detyrueshme për Kupën e Botës të futbollit, që fillon më 20 nëntor.

Saad Al-Suwaidi, kreu i shërbimit të kalimit Hayya, tha se deri më tani kanë aplikuar rreth 1.5 milion deri në 1.7 milion njerëz për kartën, e cila vepron si vizë, biletë ndeshjeje, biletë transporti dhe ofron akses në disa zona tifozësh, njofton AFP.

Të gjithë udhëtarët në Katar do të kenë nevojë për leje për të hyrë nga 1 nëntori, pavarësisht nëse kanë ndërmend të shikojnë një lojë apo vetëm për të shijuar qytetet e bukura të Katarit.

Katari ka thënë se pret më shumë se një milion vizitorë të huaj, si dhe qindra mijëra tifozë vendas.

Gjithçka gati për Botërorin Katar 2022

Tifozët ndërkombëtarë duhet të aplikojnë për leje pasi të blejnë bileta dhe të sigurojnë akomodimin.

Dy aeroportet ndërkombëtare të Dohas po përgatiten të përballojnë 150,000 hyrje në ditë, thanë zyrtarët.

Ata që kalojnë me rrugë tokësore nga Arabia Saudite duhet të marrin një autobus për në Doha, ose të paguajnë një tarifë prej 1,375 dollarësh për të drejtuar makinën e tyre.

Zyrtarët thonë se zyrtarët kufitarë në vendkalimin tokësor Abu Samra do të jenë në gjendje të kontrollojnë 4,000 njerëz në orë.

Biznesi i Kupës së Botës; 100 ditë deri në Katar 2022

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika