Tahiri për liberalizimin e vizave: Heshtja e Kuvendit nuk i bën hair as nder Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të adresohet çështja e liberalizimit të vizave edhe në Kuvend të Kosovës. Ai për këtë, ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca që t’i shkruajë presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. FOTO: EO





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca, duhet të adresojë çështjen e liberalizimit të vizave në BE.

Tahiri, mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, e ka quajtur diskriminim klasik.

“Në kryesi e kam ngritur një kërkesë që Kuvendi përmes kryetarit t’i adresohet presidencës çeke dhe kryeparlamentarëve të vendeve anëtare, me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin e vizave, e që për neve është diskriminim klasik”.

Sipas tij, heshtja e Kuvendit përballë kësaj çështjeje nuk është e pranueshme.

Ai ka thënë se në seancën e fundit, janë ratifikuar nëntë marrëveshje ndërkombëtare, ku shumë prej tyre janë të lidhura ngushtë me BE-në, prandaj ai është shprehur se “heshtja jonë nuk i bën hair e as nder Republikës së Kosovës”.

Ndërsa për Ligjin e Pagave, Tahiri ka thënë se ky ligj ka përfunduar fazën e konsultimit publik, por që nuk po shkon në Kuvend për miratim.

Në anën tjetër, shefi i GP të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës më 20 tetor, ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për mbështetjen e punëve publike është me rëndësi, pasi sipas tij, e trajton çështjen e inflacionit, kontratat e lidhura për rrugë, shkolla e çerdhe, të cilat sipas tij, nuk po realizohen për shkak të ngritjes së çmimeve.

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së

Sipas tij, Kosova ka një ngecje dhe mungesë të realizimit të projekteve.

Ai për këtë ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ka mosefikasitet të punës.

“Sikur të kishte qeveri më efikase atëherë do të realizoheshin projektet e parapara”, ka thënë ai.

Sipas tij, për vitin 2022, është projekt-buxheti që e ka miratuar vetë kjo Qeveri, e cila ende nuk e ka shpenzuar buxhetin për këto programe të parapara.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika