Situata energjetike ‘kritike’ pas sulmeve ruse në Ukrainë

Forcat ruse kanë shënjestruar sërish objektet energjetike të Ukrainës, duke lënë një pjesë të Kievit dhe qyteteve të tjera pa energji dhe ujë





Forcat ruse me sulmet e tyre kanë prekur objektet energjetike të Ukrainës, duke lënë një pjesë të Kievit dhe qyteteve të tjera pa energji dhe ujë. Kësisoj një ndihmës presidencial ka thënë se situata në gjithë Ukrainën është kritike.

Prokurorët kanë thënë se dy persona janë vrarë në një sulm në kryeqytet, dhe shtëllungat e tymit janë parë që kanë dalë nga një stacion energjie pranë lumit Dnipro.

Energjia dhe uji janë ndërprerë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe dy objekte u dëmtuan rëndë në Dnipro.

“Të gjithë duhet të jenë gati, së pari, për të kursyer energjinë elektrike dhe së dyti, ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës janë gjithashtu të mundshme nëse vazhdojnë grevat,” ka thënë Kyrylo Tymoshenko për BBC-në , nënkryetari i zyrës së presidentit.

“E gjithë popullata duhet të përgatitet për një dimër të ashpër”, ka shtuar ai.

Njashtu edhe presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka thënë në Twitter të martën se në tetë ditët e fundit, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar kështu ndërprerje masive në gjithë vendin.

Rusia është duke i shtuar sulmet në javët e fundit ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike, kështu që zyrtarët kanë nxitur që dëmet sa më parë të riparohen.

Ndërsa, në disa qytete, ukrainasit po blejnë gjeneratorë të energjisë dhe ndezës gazi dhe në gjithë vendin njerëzve u është kërkuar të reduktojnë konsumin e energjisë në kohë piku.





Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika