Paralajmërohen ndërprerje të energjisë në Ukrainë, qytetarëve u kërkohet të karikojnë gjithçka

Kompania kombëtare e energjisë e Ukrainës, u ka kërkuar qytetarëve që të karikojnë gjithçka deri në orën 07 e mëngjesit të enjten, pasi do të ketë ndërprerje të energjisë e cila thuhet se do të zgjasë deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Kjo ndërprerje erdhi për shkak të sulmeve të impianteve të energjisë ukrainase nga raketat ruse

Foto e huazuar nga BBC





Kompania e energjisë e Ukrainës u ka kërkuar qytetarëve të karikojnë gjithçka pasi do të ketë ndërprerje të energjisë, e shkaktuar nga sulmet e raketave ruse.

Sulmi i impianteve të energjisë ka ndodhur të mërkurën e 19 tetorit.

Ndërkohë që të enjten është paralajmëruar ndërprerje e energjisë deri në katër orë, që do të përfshijnë gjithë vendin, ka njoftuar operatori i rrjetit Ukrenergo, shkruan BBC-ja.

Në përgatitje për ndërprerjen e energjisë elektrike, Ukrenergo u ka bërë thirrje ukrainasve që të furnizohen me ujë dhe të sigurohen për ngrohtësi.

“Telefonat, bankat e energjisë, pishtarët dhe bateritë duhet të karikohen”, ka thënë ai.

Të enjten ka folur edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se 30% e termocentraleve janë shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Ukrenergo ka shtuar se ka pasur më shumë sulme në objektet e energjisë në 10 ditët e fundit sesa në të gjithë periudhën e mëparshme që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Ukrenergo ka thënë se ndërprerjet e energjisë mund të ndodhin “në të gjithë Ukrainën nga ora 7 e mëngjesit deri në 22:00” dhe ka këshilluar qytetarët të kontrollojnë faqet e internetit të operatorëve të rrjetit rajonal për të parë se ku dhe kur saktësisht do të ketë ndërprerje.

Ndërprerjet tashmë kanë filluar në disa pjesë të Ukrainës, veçanërisht në Kiev.

Autoritetet kanë kërkuar nga ukrainasit që të reduktojnë përdorimin e energjisë në mbrëmje.

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika