Pas takimit me Escobar, Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për ruajtjen e popullit të saj

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, pas takimit gjatë ditës së enjte më të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ““Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj…”

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar të enjten zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vuciq në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kjo ishte “Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Serbi-Kosovë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Ai shtoi se Serbia është duke vazhduar luftën për ruajtjen e popullit të saj dhe vendit të saj.

“Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërkaq, Ecobar gjatë ditës së mërkurë ka qndruar në Kosovë ku është takuar me liderët e Republikës ë Kosovës.

Escobar: Kam biseduar me presidenten Osmani, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën

Ai ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti: Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i demokratizimit në rajon

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika