Tahiri: Asociacioni është punë e Kurtit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është detyrë e Kurtit. Sipas saj, kryeminsitri Kurti ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar këtë asociacion dhe tani atë duhet ta pyesni

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar ka kërkuar nga Kurti pergjigje për Asociacionin.

Tahiri ka thënë se asociacioni është punë e Kurtit dhe se ka ardhur në pushtet duke e kundershtuar, sipas saj tani kryeministri Kurti duhet të pyetet.

“Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për Asociacionin, ky dokument ka dal sot në media. Për shumë media që më kanë shkruar sot për ta komentuar, pergjigja ime është kjo: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar, tani atë duhet ta pyesni”, thuhet në postimin e Edita Tahirit.

Të mërkurën e 19 tetorit, kryeministri Kurti, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i paqes dhe demokratizimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Kreu i Qeverisë, Kurti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika