Presidentja nuk ndërron mendje për targat, afati nuk do të shtyhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se afati për çështjen e targave nuk do të shtyhet

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës





Përkundër kërkesës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për targa për 10 muaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka ndërruar qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Këtë, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur në një konferencë për media, teksa ka theksuar se një çështje e tillë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Presidentja Osmani nuk ka ndërruar qëndrim. Përgjigjen e ka dhënë vetë Escobar dhe tregoi vetë që nuk e ka marrë, nuk është çështja që nuk pajtohemi me partnerët rreth qëllimeve për paqe dhe stabilitet. Kjo është çështje e sundimit të ligjit dhe për krim të organizuar”, ka thënë ajo.

Shtyrja edhe më tej e këtij vendimi, sipas presidentes Osmani, do të thotë tolerim, siç i ka quajtur, bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas saj dirigjohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ekzistojnë një numër i vogël i serbëve që nuk e kanë bërë, sepse ata kërcënohen nga banda kriminale, që paguhen dhe mbështeten politikisht nga Vuçiq. Ka raste se ju kanë djegur shtëpitë, makinat vetëm sepse e kanë respektuar ligjin. Shtyrja e vazhdueshme do të thotë se po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Kjo është çështje e sundimit të ligjit, jo kundër serbëve, është mbrojtje e tyre nga banda kriminale”, ka thënë ajo.

Osmani u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që në afatin e caktuar t’i kthejnë targat në RKS.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika