Kondirolli nga “ORCA”: MAShT-i ka arritur t’i bind anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues për të shkarkuar rektorin, Sahiti

Nga organizata "ORCA", Adea Kondirolli tha se shkarkimi i rektorit të të UP-së, Naser Sahiti është bërë pa ndonjë arsye të fortë dhe se kjo situatë ka ndodhur për të shkaktuar destabilizim të situatës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Adea Kondirolli nga organizata "ORCA", e ftuar në emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini





Adea Kondirolli nga organizata “ORCA”, e ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti ka thënë se kjo situatë ka rrjedhur për të shkaktuar një destabilizim të situatës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kondirolli ka thënë se rektori Sahiti është shkarkuar pa një arsye të fortë.

“Është e qartë që MAShT-i ka gjetur një aleat dhe kanë arritur t’i bindin antarët tjerë ndoshta dhe jo aq kredibil të Këshillit Drejtues për të shkarkuar rektorin, Naser Sahitin”, ka thënë Kondirolli.

Kondirolli nga “ORCA” ka shtuar se profesori Selim Vezeraj është i denoncuar për plagjiaturë dhe që presin nga Këshilli i Etikës të vërtetojnë gjithçka.

Kondirolli shtoi se gjatë këtyre dy viteve të fundit organizata ORCA ka patur bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e UP-së dhe ka pasur përmirësim në avancimet në këtë universitet.

“Në këtë rast jemi të kënaqur nga menaxhmenti i UP-së”, shtoi Kondirolli.

Ndërsa për ushtruesën e detyrës së rektorit të UP-së, Luljeta Plakolli-Kosumi, Kondirolli theksoi se nuk e njohin profesoreshën dhe që presin të dëshmojnë kompetencën e saj si ushtruese e detyrës.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika