Intervistë me Agron Smakiçin, boksieri shqiptar që stërvitet me Anthony Joshuan

Boksieri me prejardhje shqiptare, Agron Smakiçi, në intervistë për RTV Dukagjinin ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi i tij në boks, dhe për bashkëpunimin që ka me boksierin e njohur anglez, Anthony Joshua

Agron Smakiçi dhe Anthony Joshua

Anthony Joshua është një ndër boksierët më të spikatur në botë.

Emri i tij lidhet gjithmonë me meçet më të forta në botë, kurse kënaqësinë që të stërvitet me të e ka boksieri me prejardhje shqiptare, Agron Smakiçi.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin, ai është shprehur për bashkëpunimin me anglezin.

“Po, kam ushtruar me Anthony Joshuan. Përveç se boksier i talentuar, ai është tejet miqësor edhe jashtë kamerave”, ka thënë Smakiçi.

32-vjeçari, ka folur për vetën e tij dhe ka treguar se si nisi rrugëtimin e punës së tij profesionale si boksier.

“Jam boksier profesionalist, nga 20 ndeshje që kam zhvilluar kam 18 fitore me nokaut, kurse në botë jam numër 50”, ka treguar ai, duke shtuar që trajner i tij është Ivan Filipovic, nga Zagrebi i Kroacisë.

Agron Smakiçi

E kur vjen puna te Kroacia, ai ka rrëfyer edhe për familjen e tij.

“Unë jetoj në Kroaci, nënën e kam nga Zagrebi”, ka thënë ai, por sipas tij, kjo ndryshon te babai, i cili vjen nga Drenica.

Ai ka treguar që pikërisht babai i tij është pikërisht arsyeja që ai ka nisur me boksin, sepse njëjtë sikur ai – edhe i ati është marrë me boks.

“Boks kam filluar kur i kam pasur 15 vjet”, ka treguar Smakiçi, por ai ka zbuluar që para se të merrej me sportin luftarak, ka luajtur edhe futboll.

Smakiçi, i cili mësimet më të mëdha thotë se i mërr nga Anthony Joshua, për fund ka treguar që ëndrra e tij më e madhe mbetet që të zhvilloj një luftë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika