Kurti: Nuk ka fazë të shtetndërtimit të Kosovës pa përfshirjen e grave

Në edicionin e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Kyeministri Kurti ka thënë se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin e vendit dhe se ajo, u besohet po aq sa burrave kur flitet për sigurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtetndërtimit të Kosovës, në të cilën, gratë nuk kanë qenë të përfshira.

Në edicionin e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të mbajtur të shtunën, Kurti ka thënë se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin e vendit dhe se ajo, u besohet po aq sa burrave kur flitet për sigurinë.

“Nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe, dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë. Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë. Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë, kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat, por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, vetëm të marrët pjesë nuk është e mjaftueshme dhe se krahas saj, nevojitet edhe kontributi aktiv, gjë e cila, sipas tij, ka munguar.

“Përkundë progresit pozitive që kemi bërë në shoqëri sfidat janë të mëdha. Si kryeministër, shprehi gatishmërinë për përkrahjen e grave në fuqizimin e tyre dhe shtimin e pjesëmarrjes së tyre. Nuk mjafton vetëm pjesëmarrja, por kontributi aktiv dhe pjesëmarrja do të thotë se ato kontribuojnë prej kësaj pjesëmarrjeje. Gratë duhet të njihen për kontributin e tyre se një gjë e tillë u ka munguar për një kohë të gjatë”, ka shtuar Kurti.

Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila hapi forumin ka thënë se historia e Kosovës paraqet historinë e secilës grua, e cila largoi një gur nga rruga që drejton, drejt demokracisë. Ajo ka thënë se prezenca e grave në vendimmarrje është më se e domosdoshme.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika