Të dielën disa lagje në Prishtinë mund të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se për shkak të ndërhyrjeve që do të zhvillohen për evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, lagjet që mund të mos furnizohen me ujë të pijshëm janë: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera

Fotoilustrim





Gjatë të dielës së 23 tetorit, do të realizohen ndërhyrje në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, ndërsa ndërhyrja do të bëhet në fshatin Lupç.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punimet do të fillojnë në orën 09:00-16:00.

“Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Tutje në këtë njoftim thuhet se gjatë këtyre ndërhyrjeve lagjet e Prishtinës që mund të ndjejnë mungesën e ujit janë Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika