Osmani: Perspektiva e Kosovës është interes gjeostrategjik i vetë Bashkimit Evropian

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Malta, George Vella, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media. Osmani është shprehur se Kosova synon zgjerimin e dialogut me vendet e Mesdheut, dhe Malta është partner i rëndësishëm në këtë proces

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Maltës, George Vella në konferencë të përbashkët për media

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mirëpritur homologun e saj nga Malta, George Vella. Në konferencën e përbashkët, Osmani ka thënë se kjo vizitë është dëshmi e bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Osmani tha se e synojnë zgjerimin e dialogut me vendet e Mesdheut, prandaj Malta konsiderohet si partner i rëndësishëm në këtë proces.

Ndërsa, për mosliberalizimin e vizave, presidentja Osmani ka thënë se duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces. Ajo shtoi se shpreson që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor të këtij viti.

“Orientimi strategjik i vendit tonë është i padiskutueshëm, dhe Kosova ka përafrim 100 për qind me vendimet e politikës së brendshme”, është shprehur Osmani.

Ndërkaq, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Osmani ka shtuar se ky do të ishte vendim që ndihmon në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për aplikacionin në anëtarësimin në BE, presidentja Osmani u shpreh se ky do të ishte hapi i parë që BE do të rikonfirmonte dhe një herë që orientimi euroatlantik dhe perspektiva e Kosovës janë interesa gjeostrategjikë të vetë Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika