Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila ishte e shoqëruar nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.
Siç bën të ditur Presidenca, gjatë takimit, Jahjaga e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në shërbim të vendit.
Jahjaga ka shprehur kënaqësinë që në krye të këtij institucioni është sërish një grua, ndërsa Shiroka Pulës i ka uruar sukses në ushtrimin e mandatit.
Ajo ka shprehur bindjen se presidentja e re do ta përmbushë detyrën me përkushtim dhe dinjitet.
Në anën tjetër, Shiroka Pula e ka falënderuar Jahjagën për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.