Konjufca takon presidentin Vella, shprehin gatishmëri për intensifikim marrëdhëniesh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Maltës, George Vella, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare me ftesë të presidentes Osmani. Në takimin mes tyre është diskutuar për raportet mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe presidenti i Mlatës, George Vella





Këtë të diel, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim presidentin e Maltës, George Vella. Në takimin mes tyre është diskutuar për raportet mes dy vendeve.

Në njoftimin për media thuhet se kryetari Konjufca ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira, dhe ka shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për shtetin e Maltës, pasi ishte ndër të parët shtete që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Po ashtu, Konjufca u shpreh mirënjohës për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE.

“Duke kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë, të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, thuhet në njoftim.

Presidenti Vella ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e partneritetit dypalësh.





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika