Si të filloni Watch Together në Facebook Messenger

Facebook Messenger i “Watch Together” është shërbimi më i fundit që ofron një veçori shikimi të përbashkët në grup, funksioni i ri jeton brenda aplikacionit të mesazheve, duke ju lejuar të shikoni video nga Facebook Watch si dhe video live të miqve tuaj.

Çfarë është “Watch Together”?

Nga raportimet e tyre shumë se 150 milionë video thirrje kryhen përmes Messenger në baza ditore, dhe kjo nuk përfshin as rreth 200 milionë video që dërgohen çdo ditë përmes Messenger. Kështu, Facebook vendosi të dal me Watch Together në mënyrë që të mund të filloni të shijoni disa nga ato video me miqtë tuaj, virtualisht, në kohë reale.

Po ashtu Watch Together është plotësisht falas për t’u përdorur, e cila fuksionon në iOS dhe Android.

“Ne krijuam Watch Together për të bërë që të kalosh kohë cilësore me miqtë dhe të dashurit të ndihet sa më afër që të jetë e mundur me një eksperiencë personale. Qoftë shikimi i një videoje në trend, një filmi, një moment sportiv, një tutorial grimi ose një origjinal në Facebook Watch, dhe funksioni ju lejon të shikoni reagimet e miqve tuaj”, ka thënë Mark Zuckerberg, gjatë tranmetimit në faqen e tyre.

Si funksionon Watch Together?

Për të përdorur funksionin, sigurohuni që po përdorni versionin më të fundit të aplikacionit Messenger. Shkoni lart në video telefonatë ose në Messenger Room dhe më pas shtypni  mbi opsionin e ri Watch Together për të filluar. Facebook do t’ju sugjerojë video për t’i parë, ose mund të kërkoni për një video specifike.

Thjesht filloni një telefonatë me video të Messenger ose krijoni një grup në Messenger, vazhdoni lart për të hyrë në meny dhe zgjidhni Watch Together.

Nga atje mund të zgjidhni një video të sugjeruar për ju ose të zgjidhni një nga një kategori.

Sa njerëz mund të shikojnë së bashku?

Mund të shikoni video me deri në tetë persona në një telefonatë me video të Messenger dhe deri në 50 persona në grupet e Messenger.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika