Shtyhet aplikimi për subvencionim të efiçiencës së energjisë deri më 7 nëntor

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është shtyer afati për aplikim në fazën e dytë për subvencionim të efiçiencës së energjisë deri më shtatë nëntor të këtij viti

Foto e postuar në llogarinë e Ministrisë së Ekonomisë





Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se të gjithë aplikantët për subvencionim të efiçiencës së energjisë, ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në fazën e dytë deri më shtatë nëntor 2022.

Në njoftimin për media thuhet se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në fazën e parë dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në fazën e dytë.

“Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Ekonomisë.

Mes tjerash, ministria ka ftuar të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika