Putin shikon stërvitjen e parë bërthamore ruse që nga pushtimi i Ukrainës

Presidenti Putin ka përcjellur stërvitjet bërthamore përmes një video-lidhjeje. SHBA-së iu tha për stërvitjen se e njëjta ishte realizuar sipas kushteve të traktatit të armëve "New Start"

Presidenti Putin i ndoqi stërvitjet bërthamore përmes një lidhjeje video

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbikëqyrur stërvitjet vjetore bërthamore nga forcat strategjike bërthamore të Rusisë, pikërisht në një kohë të tensioneve të rritura me Perëndimin për luftën e tij tashmë tetëmujore në Ukrainë.

Raketat balistike dhe ato të lundrimit u lëshuan në Lindjen e Largët dhe Arktik, bëri të ditur Kremlini. SHBA-së iu tha për stërvitjen se e njëjta ishte realizuar sipas kushteve të traktatit të armëve “New Start”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se nisjet u bënë pasi Rusia bëri pretendime të pabazuara se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë”. BBC bën të ditur se mjeti në fjalë ka të bëjë me një mjet shpërthyes të përzier me material radioaktiv dhe pretendimet ruse janë hedhur poshtë gjerësisht nga vendet perëndimore sikurse pretendime të rreme.

Kievi ka paralajmëruar se pretendimet tregojnë se vetë Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të tillë. Përpara stërvitjes, zyrtarët ushtarakë në Uashington vunë në dukje se,rusët ishin në përputhje me detyrimet e kontrollit të armëve.

NATO po organizon gjithashtu stërvitjet e veta bërthamore, të quajtura “Steadfast Noon”, në Evropën veriperëndimore.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika