Guvernatori Mehmeti priti në takim përfaqësuesit e FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, këtë të martë është takuar me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti





Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas njoftimit, Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika