Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike së shpejti, ne e mbështesim atë

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e mbështesin planin franko-gjerman për Kosovën, dhe se detajet për të, do të jepen shumë shpejt

Gabriel Escobar gjatë intervistës për televizionin publik serb





I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se e mbështetin propozimin franko-gjerman, e cila sipas tij, është një nismë e Bashkimit Evropian.

Escobar, bëri të ditur se shumë shpejt priten të bëhen publike të gjitha detajet nga ky propozim i BE-së.

Emisari amerikan theksoi se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, por bëri të ditur se ShBA-të nuk janë palë në të.

“Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë. Ne mbështesim çdo lëvizje në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pasi është e rëndësishme për stabilitetin rajonal. Është e rëndësishme për stabilitetin e evropianëve në një kohë kur po përballemi me kriza si ajo në Ukrainë dhe pjesë të tjera të Evropës. Sa i përket detajeve, dua të them se ato po diskutohen brenda kontekstit të dialogut të BE-së, të cilin ndonëse e mbështesim, ne nuk jemi palë në të. Unë besoj që shumë shpejt pasi të kenë pasur diskutime intensive me të dy qeveritë, ne do të fillojmë të angazhojmë publikun për të kuptuar thelbin e propozimit”, deklaroi Escobar.

Escobar deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, derisa shtoi se pret nga pesë vendet e kësaj organizate ta njohin shtetësinë e Kosovës.

“Absolutisht, qëndrimi ynë është se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe duhet të integrohet në strukturat euroatlantike. Që të ndodhë kjo, ne presim që pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohiur, ta njohin pavarësinë e Kosovës. Evropa ka përcaktuar rrugën drejt njohjes. Ata kanë përcaktuar rrugën e integrimit evropian dhe kjo rrugë është dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, theksoi Escobar.

“Prandaj, vazhdimisht e inkurajoj qeverinë e Kosovës që ta marrë seriozisht dialogun, të angazhohet me ndershmëri dhe të mendojë për zgjidhje që mund të përfshijnë edhe kompromis, por në fund të fundit, njohja e pavarësisë dhe integrimi janë çelësi”, ka vijuar ai.

Escobar tha se ShbA-ja është duke luajtur rol të madh në dialogun Kosovë-Serbi. Ai bëri të ditur se ka partneritet të plotë me homologun e tij të BE-së.

Ai theksoi se BE-ja duhet ta drejtojë dialogun, dhe se ata e mbështesin plotësisht, politikisht dhe financiarisht përpjekjen e BE-së, për zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe Serbisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika