Arifi: Ende nuk i kemi pranuar 2 milionët e Qeverisë së Kosovës, Kurti ka inate personale me mua

Kryetari  i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se ende nuk i kanë pranuar dy milionë euro të parapara për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës





Kryetari  i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se ende nuk i kanë marrë dy milionë euro të cilat ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Arifi, ka thënë se kjo vonesë po ndodh për shkak të inateve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti derisa shtoi se edhe emërimi si këshilltare e Ardita Sinanit, është bërë vetëm nga inati.

“Nuk i kemi pranu ende, Albini me ato inatet e tija ende është duke quar inate. Me mua ka inati, për arsye se këshilltaren që e ka emëruar është aq e lidhur me Albinin që nuk i ka konvenuar që ta humb shumicën para 7 muajve. Ende nuk na e ka dërguar paratë e taksapaguesve tuaj në Kosovë”, ka thënë Arifi për Rtv Dukagjinin.

Arifi, e ka akuzuar Kurtin për ndërhyrje në skenën politike të Luginës së Preshevës, duke thënë se një gjë e tillë nuk është asnjëherë më parë, as nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e as nga ish-kryeministri Isa Mustafa.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika