Haradinaj: Presidentja u bë sikur “vuvuzelë” e qeverisë, nuk e marrë seriozisht

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka quajtur “vuvuzelë” të qeverisë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj





Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë, “vuvuzelë të qeverisë”.

Haradinaj në Debat Plus, ka thënë se presidentja Osmani nuk ka qasje serioze ndaj çështjeve serioze siç është dialogu Kosovë-Serbi derisa ka shtuar se deklaratat e saj kanë për qëllim “lajthitjen e opininonit publik”.

“Presidentja është bërë si vuvuzelë e Qeverisë, ajo nuk mund të merret seriozisht çfarë po thotë. Ajo një ditë thotë fake news, një ditë thotë shumë shpejt do ta publikojmë, drafti është i mirë, jemi duke e shqyrtu. Ajo po mundohet ta lajthisë opininon publik, cilës ti besojmë asaj para një javë apo sot”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, foli edhe për marrëveshjet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën tha se është marrëveshje ndërkombëtare dhe se secila qeveri që vjen e ka për obligim ta zbatojë.

“Kur ke një marrëveshje ndërkombëtare secila qeveri obligohet. Problemi është çfarë statusi duhet të ketë ai. Kanë dalë disa dokumente nuk e di a janë valide, por shihet që janë duke punuar akterë seriozë në të”, ka deklaruar ai.

Haradinaj, ripërsëriti qëndrimin e AAK-së, se çdo propozim që vjen nga ShBA-ja, duhet të merret seriozisht nga Qeveria e Kosovës.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika