Disney do të testojë aksesin e mallrave për klientët e Disney+ në SHBA

Nga e martja e një nëntorit, klientët e Disney+ mund të blejnë shpata apo produkte tjera të cilat i shohin në filma dhe seri të caktuara të realizuar nga Disney+ si dhe do të ketë përfitime shtesë për klientët të cilët blejnë produkte

Ilustrim, Huazuar nga Reuters

Abonentët amerikanë të shërbimit të transmetimit Disney+ do të jenë në gjendje të blejnë shpata të reja dritash të Star Wars, maska Black Panther dhe mallrat të tjera duke filluar nga e martja, thuhet në deklaratën e Disney, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Kompania e ka përshkruar ofertën si test të kufizuar të një përfitimi shtesë për klientët e transmetimit që kërkojnë të rrëmbejnë produktet e krijuara për sezonin e blerjeve të festive.

Disney, Netflix dhe kompani të tjera po punojnë për të tërhequr klientët, për shkak të konkurrencës së lartë.

Mouse House ka raportuar afërsisht 152.1 milionë abonime të Disney+ që nga 2 korriku, duke përfshirë këtu 44.5 milionë në SHBA dhe Kanada.

Kështu që me ofertën e re, Disney+ do t’u japë abonentëve amerikanë mundësinë për të blerë produkte të reja në lidhje me “The Mandalorian”, “Black Panther” dhe “Doctor Strange”.  Kjo do të ofrohet përmes një faqeje të internetit e quajtur shopDisney.com.  Shikuesit mund të përdorin këtë përmes kodeve QR, për të blerë një seri apo film të caktuar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika