Johnson për Putin: Me ide të ngjashme për Ukrainën sikurse Millosheviqi dikur për Kosovën

Sipas, ish-kreut të Qeverisë Britanike, Boris Johnson, ideja e gabuar e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit për Kosovën është kopjuar nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, sipas Johnson-it, Kievin e konsideron si origjinë të besimit ortodoks, sikurse Milloshoviq që e kishte konsideruar Kosovën, pjesë përbërëse të Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb

Boris Johnson, ish-kryeministër i Mbretërsisë së Bashkuar

 





Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është krahasuar me ish-kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ish-president i Jugosllavisë, e që kishte vdekur në Hagë gjersa po gjykohej për krime kundër njerëzimit, ka thënë ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Vendimi më katastrofal i Putinit sipas Johnsonit është ai kur vendosi të sulmojë Ukrainën.

“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviqin që fliste për Kosovën”, ka theksuar Johnson.

Sipas tij, ish-kasapi i Ballkanit, Millosheviq kishte menduar që “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb”.

“Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, ka deklaruar ai për Skynews.

Por, ai ka treguar se këto mendime janë totalisht të gabuara sepse “Ukraina është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj”.

Johnson, ka përfunduar duke thënë se Putin ka bërë një gabim thelbësor.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika