Arrestohen dy të dyshuarat për keqtrajtimin e së moshuarës në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë është arrestuar e dyshuara e cila shihet në video duke e rrahur. Po ashtu, është arrestuar edhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve "Orenda" në Pejë për shkak të mosraportimit të këtij rasti. RTV Dukagjini ka kontaktuar me këtë Qendër, ku infermierja kryesore nuk ka mohuar se e njëjta është xhiruar aty, duke thënë vetëm se menaxheri do të japë sqarime më vonë

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi për Portalin Dukagjini ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Ai ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara e cila shihet në video duke e keqtrajtuar të moshuarën si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”,  kanë rrahur fizikisht një të moshuar.

RTV Dukagjini ka kontaktuar me këtë Qendër, ku infermierja kryesore nuk ka mohuar se e njëjta është xhiruar aty, duke thënë vetëm se menaxheri do të japë sqarime më vonë.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Ndërkaq, për këtë rast është kontaktuar edhe Policia e Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka dhënë ndonjë informacion.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se janë duke e verifikuar rastin dhe duke u marrë me të.

“Nuk mund te konfirmoj ende se është arrestuar dikush, por vetëm se kryeprokurori tashmë ka angazhuar 2 prokurorë të cilët bashkë me njësitë policore janë në vendngjarje ku mendohet se është incizuar video qe ka dalë në media”.

 

Rrihet një e moshuar nga punëtoret në një shtëpi të të moshuarve në Pejë (VIDEO)

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika