Kurti në Samitin e Berlinit: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nga samiti në Berlin në kuadër të sesionit për energji ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë në Evropë dhe jetën e popullit të Ukrainës

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Berlinit





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjinat e Samitit të Berlinit ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e popullit ukrainas.

Sipas kreut të Qeverisë, Evropa ka nevojë për të energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por siç është shprehur ai “tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen”.

“Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shefi i ekzekutivit para Samitit të Berlinit është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti pati disa fjalë për djegien e veturave me targa të konvertuara nga ato ilegale në ato RKS.

Ai këto veprime i ka quajtur krime të cilat duhet dënuar nga të gjithë.

“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, për të diskutuar Marrëveshjen Kornizë të përqendruar në njohjen reciproke dhe çështje të tjera”.

“Plaçkitja dhe djegia e veturave në veri të Kosovës është krim dhe duhet dënuar nga të gjithë, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit kanë nënshkruar tri marrëveshje si marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika