Scholz përshëndet nënshkrimin e tri marrëveshjeve në Samitin e Berlinit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka përshëndetur nënshkrimin e tri marrëveshjeve në Samitin e Berlinit gjersa ka shtuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm në këtë kohë kur po rrezikohet siguria e kontinentit

Kancerali gjerman, Olaf Scholz në konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Samitin e Berlinit 03/11/2022, Berlin





Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm në këtë kohë të agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka përshëndetur nënshkrimin e tri marrëveshjeve në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi arritur tri marrëveshje të rëndësishme, ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë qasje të barabartë. Këto marrëveshje janë një arritje e madhe për qytetarët e rajonit. Marrëveshjet kanë ndihmuar dhe ndihmojnë që këto shtete të bashkëpunojnë edhe më shumë”, ka theksuar Scholz.

Scholz ka kërkuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor hapa konkret për integrimin përmes Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit më të ngushtë.

Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen ka theksuar se Procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira pasi nikoqir këtë herë do të jetë Shqipëria.

Ajo ka thënë se ka ndarë 500 milionë euro grante si mbështetje financiare për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur ekonomitë familjare, të cilat do të procedohen në fund të dhjetorit dhe në janar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

“Kemi vënë në tryezë një plan ambicioz të investimeve, 500 milionë euro në rajon, në vitin e kaluar kemi pasur konferencë ndërqeveritare me Malin e Zi e Serbinë, tash do të kemi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë vit”, ka thënë ajo.

“Qëllimi është të thellojmë integrimin ekonomik, po ballafaqohemi me sfida të shumta”, ka vijuar ajo.

Sipas saj, liria e lëvizjes është çelës i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

 

 





Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika