MINT: Nafta bie për një cent, kurse benzina shtrenjtohet për një cent

Krahasuar me të enjten që çmimi i naftës ishte 1.72 euro për litër, të premten ka rënë për një cent, 1.71 euro për litër. Ndërsa, çmimi i benzinës është shtrenjtuar për një cent duke arritur në 1.45 euro për litër

Ilustrim





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për produktet e naftës për 24 orët e ardhshme. Bazuar në njoftimin e MINT, çmimi i naftës ka rënë për një cent, kështu do të jetë 1.71 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i benzinës krahasuar me të enjten që ishte 1.44 euro për litër, të premten është shtrenjtuar për një cent, është 1.45 euro për litër.

Kurse, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë.

Të dhënat e MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.

 





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika